Suspendohet një oficer doganor

Dogana e Kosovës ka suspenduar një oficer doganor me dyshimin se ka shkelur procedurat doganore që si pasojë kanë futjen e mallrave pa taksa doganore brenda territorit të Kosovës.

Lajme

19/05/2015 17:25

Pas hetimeve preliminare, Dogana e Kosovës ka kontaktuar me prokurorinë, e cila ka urdhëruar vazhdimin e hetimeve penale ndaj këtij oficeri doganor, me dyshim se ka kryer veprën “keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar”, si dhe shkelje të Kodit të mirësjelljes për zyrtarë doganorë. Pas fillimit të hetimeve dhe dyshimeve, është marrë masa e suspendimit të oficerit.