Suspendohet Anelka

Sulmuesi i WBA’s, Nicolas Anelka është suspenduar për pesë ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë. Ish reprezentuesi francez po ashtu është gjobitur me 80 mijë funte për gjestin “ofendues” që bëri pas shënimit të golit në barazimin 3:3 kundër West Ham Unitedit më 28 dhjetor të vitit të kaluar. “Anelka e bëri gjestin ofendues,…

Sport

27/02/2014 17:52

Sulmuesi i WBA’s, Nicolas Anelka është suspenduar për pesë ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Ish reprezentuesi francez po ashtu është gjobitur me 80 mijë funte për gjestin “ofendues” që bëri pas shënimit të golit në barazimin 3:3 kundër West Ham Unitedit më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

“Anelka e bëri gjestin ofendues, që ishte shkelje e nenit E3 (2), që përfshin origjinën etnike, racën, religjionin dhe besimin. Ne nuk gjetëm fakte se Nicolas Anelka është anti-semit ose nëse ai deshi të promovonte anti-semitizmin, me veprimin e tij”, thuhej në komunikatën e publikuar nga FA.

Anelka është shprehur se veprimi i tij ishte thjesht shprehje e përkrahjes për shok të tij komedian.