Suspendohen tre policë për ryshfet

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Njësitit të Komunikacionit Rrugor nga rajoni i veriut të vendit janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre është iniciuar procedura penale mbi bazën e dyshimit marrje të ryshfetit në vlerë prej 20 euro.

Lajme

24/02/2016 07:53

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:25 afër Zubin Potokut, përkatësisht pak kilometra para kufirit të Bërnjakut në drejtimin Kosovë-Serbi.

“Personi të cilit i janë kërkuar para është Esko Vatiq nga Novi Pazari i Serbisë, ndërsa policët e suspenduar janë dy të komunitetit serb dhe njëri shqiptar”, kanë thënë burimet.