Suspendime të reja në QKUK, doktoresha e Klinikës së Psikiatrisë nuk respekton orarin e punës

Drejtoria e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, ka suspenduar përkohësisht doktoreshën e Klinikës së Psikiatrisë, Ilire Ramadanin.

Lajme

25/09/2018 17:17

Këtë vendim e kanë konfirmuar për klankosova.tv Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së, ndërsa është theksuar se kjo masë disiplinore ka pasuar për shkak të mos respektimit të orarit të punës.

”Zyra e drejtorit të SHSKUK, ju konfirmon se pas procedimit në Komision Disiplinor të punetores shëndetësore I.R nga klinika përkatëse, Komisioni pas shyrtimit të provave dhe fakteve ka dhënë masën disiplinore, Suspendim i përkohshëm (6) muaj për shkeljet e detyrave të punës , mos respektinin e orarit të punës”.