Suso përshëndetet me Milanin, po kalon te skuadra e madhe evropiane

Suso duket se e kërkon me ngulm largimin nga Milani.

Sport

15/11/2018 16:50

Suso nuk është i lumtur me situatën që po kalon Milani, andaj po e kërkon një skuadër të re.

Anësori spanjoll është bërë cak i Atletico Madridit, andaj lojtari është i gatshëm që të rikthehet në vendlindje, përcjell “lajmi.net”

Në fillim u tha se Real Madrid e kërkon transferimin e Susos, mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron.

Atletico Madrid ka kohë që po e kërkon transferimin e anësorit, andaj do të paguaj 40 milionë euro për transferimin  tij, aq sa është klauzola e tij te Milani. /Lajmi.net/