Suso dhe Perisic së bashku në Premierligë

Tottenham po planifikon që të bëjë disa transferime të mëdha.

Merkato

20/02/2019 09:14

Tottenham nuk ka bërë transferime në tri afatet e fundit, andaj në verë ka disa shënjestra.

Spurs po tentojnë ta transferojnë Suson nga Milani dhe Ivan Perisicin nga Interi, përcjell lajmi.net.

Tottenham do të paguajë 80 milionë euro për të dyja transferimet, por që do t’i shet disa lojtarë për të krijuar sa më shumë fonde.

Skuadra angleze ka investuar në stadium, andaj ende nuk ka arritur fonde të mjaftueshme për të bërë transferime të mëdha. /Lajmi.net/