Surpriza e parë e Moggit, e sjell te Partizani ish mesfushorin e Liverpoolit (VIDEO)

Big Luçiano” është hedhur menjëherë në veprim për goditjen e madhe. Mesfushori me tipare sulmuese, Kristian Adorjan pritet të jetë afrimi i bujshëm i të kuqve në merkato.

Sport

31/07/2017 19:23

24-vjeçari në të kaluarën ka qënë pjesë e akademisë së Liverpulit madje duke kaluar deri në ekipin e parë të gjigantëve anglezë, por pa arritur të debutojë, shkruan PanoramaSport.

Në sezonin 2013-2014 hungarezi u huazua në kampionatin holandez te skuadra e Groningen ku në 19 takime realizoi 3 gola. Pas aventurës te Groningen, Adorjan kaloi në kampionatin italian, ku prej vitit 2014 mbron ngjyrat e skuadrës së Novarës.

Në 34 ndeshje me Novarën, ish-mesfushori i Liverpulit shënoi vetëm 2 gola. Adorjan ka qënë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Hungarisë ku është aktivizuar 8 takime në total duke shënuar edhe 3 gola.

YouTube player