Surpriza e këndshme që bashkëshorti i Teutës i ka bërë vajzës së saj Tarës

Teuta Krasniqi njihet si njëra ndër aktoret e suksesshme shqiptare.

ShowBiz

15/08/2018 08:31

Suksese këto për të cilat është shkruar shpesh në mediat rozë, shkruan lajmi.net

Sa i përket Teutës, në fokus të veçantë ka qenë edhe jeta e saj private dhe ajo është cilësuar gjithmonë si një grua e fortë.

Kjo për shkak të kujdesit maksimal ndaj të dyja vajzave, Tarës dhe Kaias. Ajo gëzon raporte tejet të afërta me vajzat e saj por edhe burri i aktores, Adonisi është i tillë si me Kaian poashtu edhe Tarën dhe madje këtë të fundit e ka gëzuar shumë me një surprizë të këndshme që i ka bërë.

Bëhet fjalë për një biletë e cila t’i ‘hapë’ dyert e koncertit të Dua Lipës, surprizë kjo e cila e ka gëzuar tej mase vajzën.

Ishte Teuta ajo e cila ndau me ndjekësit një video në Instagram dhe lavdatat nuk munguan për Adonisin./Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/BmeG6kVl6j0/?taken-by=teutakrasniqi