Surpriza e 4 vjeçarit për Ramush Haradinajn (Video)

Një flamur kombëtar dhuratë për Ramush Haradinajn nga një 4 vjeçar nga Zvicra.

Lajme

25/03/2017 22:25

Vizita të shumta po pret së fundi Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së po qëndron në Franë ku u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Së fundi ish-kryeministri i Kosovës ka marrë një dhuratë të veçantë nga një 4 vjeçar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një vogëlush shqiptar nga Zvicra i cili ka vizituar Haradinajn dhe i ka dhuruar një flamur kombëtar.

“Është flamuri jonë’, thotë Haradinaj derisa fotografohet me vogëlushin.