Supremja vendos të hënën për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren

Gjykata Supreme pritet të vendos lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rinumërimit të votave në Prishtinë dhe në Prizren.

Lajme

25/11/2017 10:52

Siç merr vesh lajmi.net, Supremja nuk pritet të vendos të hënën pasdite ose më së largu të martën në mëngjes.

Lëvizja Vetëvendosje pardje i ka dorëzuar dy ankesat në Gjykatën Supreme.

Kjo parti pretendon se vendimet e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe në Prizren janë të pabaza, të motivuara politikisht dhe të cilat dërgojnë drejt një destabilizimi të vendit.

Nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, pasi dorëzoi dy ankesat për vendimet e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm në Prishtinë dhe Prizren, tha se janë vendime të cilat janë të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Ai tha se PZAP-i ka marrë vendim për rinumërim e të gjithë kutive të votimit, në bazë të ankesës së LDK-së, duke u bazuar në numrin e madh të fletëvotimeve dhe në numër të flet votimeve të zbrazura.

Sipas tij, çdo ditë që votat qëndrojnë në korridoret e Qendrës së Numërimit, po vazhdon mundësia për manipulim pasi ne jetojmë në një shtet ku është vjedhur dhoma e dëshmive në Policinë e Kosovës.

Ai dha shpjegime edhe për ankesën në Prizren, pasi siç tha vendimi për ri numërim është politik pasi askush nga vëzhguesit, KQZ-ja, prokuroria nuk ka raportuar ditën e votimit për ndonjë pa rregullsi. /Lajmi.net/