Supremja vendos në favor të Zafir Berishës, e rikthen në garë për kryetar të Prizrenit

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të Zafir Berishës, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit për të marr pjesë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit.

Lajme

20/09/2017 14:37

“Është një vendim i drejtë i Gjykatës Supreme dhe ka vërtetuar dyshimet e mia  për vendimin e padrejtë të KQZ-së dhe të PZAP-së. Vet vendimi i prerë i Gjykatës Supreme duke ia potencuar KQZ-së atë që e kam thënë unë, tregon se Zafa është triumfues nga tendenca për padrejtësi”, ka thënë Berisha për lajmi.net

Ai poashtu ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë shkelur ligjin. /Lajmi.net/