Supremja anulon seancën për rastin “Monstra”

Seanca publike e Gjykatës Supreme ku do shqyrtoheshin ankesat e gjashtë të dënuarve për rastin “Monstra” është anuluar sërish sot me pretekstin se njëri prej avokatëve mbrojtës të të dënuarve ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë Maqedonisë.

Lajme

29/06/2017 13:09

Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva.