SuperMan Shaqiri

Xherdan Shaqiri shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Freiburgut me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së 21’të në Bundesligë. Ylli kosovar realizoi dy herë brenda pjesës së parë të cilën vendasit e mbyllën me epërsi 3:0. Mbrojtësi Dante kishte kaluar Bayernin në epërsi para se Shaqiri të shtonte dy…

Sport

15/02/2014 16:34

Xherdan Shaqiri shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Freiburgut me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së 21’të në Bundesligë.

Ylli kosovar realizoi dy herë brenda pjesës së parë të cilën vendasit e mbyllën me epërsi 3:0. Mbrojtësi Dante kishte kaluar Bayernin në epërsi para se Shaqiri të shtonte dy gola të tjerë, të dy pas devijimeve nga futbollistët kundërshtarë.

Në vazhdim, Claudio Pizarro realizoi edhe një gol për Bayernin që e kompletoi një tjetër duel të dominuar, dhe të fituar me rezultat të thellë.

Fitore me rezultat identik 4:0 shënoi edhe Borussia Dortmund që mundi Eintracht Frankfurtin. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë, kurse Robert Lewandowski dhe Milos Jojic shtuan nga një tjetër gol për ekipin e trajnerit Jurgen Klopp.

Rezultatet:

Bayern M – Freiburg       4:0

Dortmund – Eintracht Frankfurt 4:0

Braunschweig – Hamburg            4:2

Hoffenheim – Stuttgart 4:1

Werder – Monchengladbach      1:1