Superliga e Kosovës, sot zhvillohen pesë ndeshje interesante

Sot zhvillohen pesë ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

27/03/2016 10:41

Trepça 89 – Ferronikeli është derbi i sotëm në Superligën e Kosovës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Prishtinës dhe Gjilanit, ku vendasit do të përpiqen të largohen nga pozita e rënies, ndërsa Gjilani me fitore vazhdon të mbetet në garë për titull të kampionit.

Takimet tjera do të jenë, Besa – Llapi, Drita – Drenica, Vushtrria – Istogu, të gjitha takimet zhvillohen në ora 14:00.

Ndërsa, dje u zhvillua ndeshja Hajvalia – Liria, të cilën e fitoi skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi me rezultat 3:0.