Superliga e Kosovës, Serie A dhe La Liga rikthejnë emocionet e vërteta të futbollit

Pas një vere të gjatë me Kupën e Botës, me miqësorët e lluksit në Amerikë dhe me SAGAT e merkatos, është koha për futbollin e klubeve.

Sport

17/08/2018 19:16

Ishim deshmitarë të një vere gati të paharruar për tifozët e futbollit. Franca fituese e Botërorit, Kroacia finaliste, rikthimi i Anglisë në majat e futbollit, kalimi i Ronaldos nga Real Madrid tek Juventus, pjesëmarrja e Prishtinës dhe Dritës në kompeticione evropiane dhe shume ngjarje të tjera, që sollën emocione të shumta për audiencen.

Sa i përket futbollit vendor, kemi pasur lajme të mira. Inaugurimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe zhvillimi i finales së Superkupës së Kosovës në stadiumin e ri ishte qërshia mbi tortë. Ishin gjilanasit ata që fituan trofeun, duke mposhtur “bardh e kaltërit” me rezultatin 2:1 . Nuk duhet të harrojmë edhe paraqitjet dinjitoze të skuadrës kampione, Dritës dhe nënkampionëve nga Prishtina, në rangun ndërkombëtar.

Këto dy skuadra që bënë historinë për futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, do të synojnë të vazhdojnë sukseset e tyre edhe në kampionatin vendor i cili starton nesër (e shtunë)  me ndeshjen hapëse Feronikeli – Trepça 89.

Këtë sezonë, risi do të jenë skuadra e Ferizajit, Ballkani dhe KEK-u.

Se si do të futën skuadrat në sezonin e ri, mbetët të shihet nga ky vikend. Favorit për titull këtë sezon konsiderohen Prishtina, Drita dhe Llapi.  Xhiroja e parë na sjellë dy super përballje. Ferronikeli pret Trepça 89 dhe Prishtina është nikoqire e Gjilanit. Drita dhe Llapi pritet të kenë punë më të lehtë. Drita luan si vendase ndaj KEK-ut kurse Llapi e pret Drenicën.

Më poshtë keni listën e plotë të përballjeve:

 

Të shtunën starton edhe Serie A, që pritet të sjellë një nga sezonet më emocionuese në vitet e fundit, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Ndeshja hapëse e këtij sezoni është ajo mes Chievos dhe Juventusit, që fillon nga ora 18:00.

Primatin e xhiros së parë pritet ta ketë ndeshja që zhvillohet në Romë, ku përballën Lazio – Napoli.

Në foto mund t’i gjeni  takimet e xhiros së parë:

 Këtë fundjavë starton edhe kampionati spanjoll i cili për herë të parë në vitet e fundit nuk do ta ketë rivalitetin Messi-Ronaldo, me këtë të fundit që kaloi në Juventus.

Sezoni 2018/19 i La Liga hapet sonte (e premte) me ndeshjen e parë Girona – Valladollid e cila fillon në ora 20:15, për të vazhduar me ndeshjën tjetër Betis – Levante (22:15)

Kampioni në fuqi Barcelona, luan si vendase kundër Deportivo Alaves dhe nuk pritet të ketë ndonjë problem, ndërsa Real Madrid e pret Getafen.

Kryendeshja e javës është ajo mes  Valencia – Atl.Madrid.

Orari i plotë i takimeve në foton më poshtë.

Sezoni 2018/19 pritet të jetë tejet atraktiv dhe interesant për ndjekësit e futbollit. /Lajmi.net/