Superkupa e Evropës, ky futbollist e zëvendëson Ronaldon

Alvaro Morata pritet të luajë në vend të Cristiano Ronaldos, në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas më 9 gusht.

Sport

25/07/2016 08:44

Cristiano Ronaldo e konfirmoi para pak ditësh që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas, pas lëndimit të pësuar në finale të “Euro 2016” ndaj Francës

Sipas AS, vendin e portugezit në formacionin e “Los Blancos” për këtë përballje do ta zë sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Trajneri i skuadrës, Zinedine Zidane, e ka provuar në stërvitje një formacion me dyshen Benzema – Morata në sulm.

Madrilenët pritet të jenë edhe pa portierin Keylor Navas, që do të zëvendësohet nga Kiko Casilla.