Superintelegjenca: Makinat më të mençura se njerëzit?

Njerëzit janë aktualisht qeniet më intelegjente në planet - rezultat i një historie të gjatë evolucioni dhe përshtatjeje. Por, a do të ketë ndonjë ditë makina të ndërtuara që tejkalojnë intelegjencën njerëzore?

Auto & Tek

20/07/2014 16:28

Ky është koncepti i superintelegjencës, një zonë e kërkimit në rritje që synon të përmirësojë të kuptuarit e asaj që makina të tilla mund të ekzistojnë një ditë. Por çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e njerëzimit?

Libri i fundit i filiozofit nga Universiteti i Oksfordit Nick Bostrom i quajtur “Superintelegjenca: Shtigjet, Rreziqet dhe Tragjeditë”, diskuton një shumëllojshmëri të rrugëve teknologjike që mund të arrijnë intelegjencën artificiale nga qasjet matematikore në rivalitet dixhital të indit të trurit të njeriut.

Edhe pse kjo tingëllon si fanta-shkencë, një grup i ekspertëve, duke përfshirë edhe Stephen Hwking, shkruan një artikull mbi këtë temë duke theksuar se “nuk ka ligj fizik që përjashtojnë mundësitë që njeriu të krijojë llogaritje edhe më të avancuara se vetë grimcat në trurin e njeriut”.

Verzioni “Star Trek” që tregon të ardhmen e intelegjencës është një shembull i robotëve që kryejnë funksione jashtë nivelit të intelegjencës së njeriut, por që në vetvete është një dështim i imagjinatës njerëzore.

Në çdo rast, qasja e evolucionit është vetëm një strategji e mundur. Degët e të mësuarit së makinerive, shkencave njohëse dhe Neuroshkencës kanë përdorur të kuptuarit e trurit tonë së bashku me algoritmet për të krijuar pajisje intelegjente dhe për të menagjuar çdo gjë në botë.

Menagjimi i planeve më abstrakte dhe strategjike mund të jenë edhe rruga për ku njerëzimi është duke shkuar, dhe ka arsye për të besuar se superintelegjenca në pajisje teknologjike një ditë do të vijë dhe papritur do ta kalojë nivelin e intelegjencës njerëzore.