Supergoli i shënuar nga Hernandez (Video)

Atletico Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Celta Vigos pasi ka barazuar në shtëpi me rezultat 2-2. Goli i parë i skuadrës mysafire u shënua në një mënyrë të pabesueshme.

Sport

21/09/2014 00:20

Lojtari i Celta Vigos, Pablo Hernandez, arriti që të kalojë skuadrën e tij në epërsi, falë një goli të pabesueshëm të shënuar me këmbën e tij të majtë.

Ai shfrytëzoi mirë një krosim të bërë nga Planas, për të shënuar me thembër por në një mënyrë shumë interesante, në minutën e 19 të takimit’.

Celta Vigo momentalisht është në vendin e shtatë të La Ligas me gjashtë pikë të grumbulluara nga katër ndeshjet e para.

Video