Superdieta që shpëton jetë, ruan planetin dhe ushqen mbarë njerëzimin

Një dietë e re e zhvilluar premton shpëtimin e jetëve, ushqimin e 10 miliardë njerëzve, gjithçka pa shkaktuar dëme katastrofike për planetin.

Lifestyle

22/01/2019 13:16

Shkencëtarët janë përpjekur të veçojnë sesi duhen ushqyer miliarda njerëz më shumë në dekadat që do të vijnë.

E përgjigjja e tyre është: dieta planetare e shëndetshme, që nuk e ndalon krejtësisht mishin dhe bylmetin, por që kërkon një ndryshim thelbësor në atë që njerëzit vendosin aktualisht në pjata, si dhe kthim tek ushqimet që ne rrallëherë i përdorim.

Nëse konsumon mish çdo ditë, atëherë ky është problemi i parë. Për mishin e kuq mund të përdorësh një hamburger në javë, apo një biftek të madh në muaj, e kjo mjafton, transmeton top channel.

Mund të vazhdosh të konsumosh porcionet e peshkut dhe të pulës, një herë në javë, por bimët ofrojnë pjesën tjetër të proteinave që iu duhen njerëzve.

Kërkuesit rekomandojnë arrat, lajthitë, etj., si dhe bishtajoret që ndihmojnë shumë, çdo ditë. Ka edhe një orientim të madh drejt frutave dhe perimeve, që duhet të përbëjnë gjysmën e çdo pjate ushqimi që ne konsumojmë. Por, ka një deklasifikim të perimeve të ngrira.