Super vetura NIO EP9 më e shpejtë se Lamborghini, ia thyen rekordin

Super makina elektrike e quajtur NIO EP9, theu rekordin e Lamborghini Huracan në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.

Auto & Tek

13/05/2017 17:26

NIO EP9 ka motor elektrik që prodhon 1342 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë maksimale e arrin 313 km/h.

Falë këtyre specifikave të mira, kjo super veturë theu rekordin e Lamborghini-t, duke e përfunduar pistën për 6 minuta e 45.9 sekonda.

Ndërsa Lamborghini Huracan, pistën e Nurburgring e kishte mbyllur për 6 minuta e 52.01 sekonda.

Vlen të ceket se NIO EP9 është vetura elektrike më e shpejtë në botë./Lajmi.net/

nio-ep9-nurburgring-record-3 nio-ep9-nurburgring-record-2 nio-ep9-nurburgring-record-1