Super vetura McLaren shkatërrohet në pak sekonda (Foto)

Super-vetura vlente £250,000 dhe ishte në gjendje që të kapë një shpejtësi prej më shumë se 321kmh.

Auto & Tek

22/02/2015 16:30

Vetura që kushton £250,000 – McLaren 650S Spider – u shkatërrua pothuajse e tëra në Londër në një aksident ballë për ballë me një veturë tjetër.

Vetura kishte mbetur pothuajse e tëra e shkatërruar pas një aksidenti në rrugën kryesore të Londrës, duke i shpërndarë pjesët më të shtrenjta të saj rreth rrugës, transmeton Lajmi.net.

McLaren 650S Spider, që mund të kapë 200kmh në vetëm 9 sekonda, ishte dëmtuar keq pas një përplasje përballë me një veturë të tipit Saab në Eaton Square, në qendër të Londrës.

Është mësuar se super-vetura, e cila ishte një veturë e re dhe e regjistruar në Monako, kishte hyrë në të kuqen ku më pas ishte përplasur me veturën tjetër të shtunën mbrëma.

Fotografitë e dëmtimit të saj mund t’i shihni më poshtë:

25F2DABA00000578-2963906-image-a-19_142461272260025F2DAC200000578-2963906-image-a-18_1424612672663 25F2DB2A00000578-2963906-image-a-15_142461207626925F2987700000578-0-image-a-3_1424610337320 25F2999500000578-0-image-a-10_142461149744025F2997800000578-2963906-image-a-16_1424612602282