Super telefonët e 2013

Nga Samsung, Sony, Apple e gjer tek HTC, ky është vendi ku janë të pozicionuar 5 telefonët më të mirë të vitit 2013. Dominimi vjen nga telefonët me sistem operativ Android, kurse numri më i shitur për model të caktuar i takon kompanisë Apple. Shkojmë nga i pari:   Apple Iphone 5S Me modelet e…

Auto & Tek

29/10/2013 17:33

Nga Samsung, Sony, Apple e gjer tek HTC, ky është vendi ku janë të pozicionuar 5 telefonët më të mirë të vitit 2013. Dominimi vjen nga telefonët me sistem operativ Android, kurse numri më i shitur për model të caktuar i takon kompanisë Apple.

Shkojmë nga i pari:

 

iPhone 5S

Apple Iphone 5S

Me modelet e reja Apple ka marrë primatin në tregun e telefonëve të mençur. iPhone 5S në brendi ka procesorin A7 me procesim 64bit. Sipas Apple, ky është telefoni i parë i mençur në treg me një performancë të jashtëzakonshme. Përmban kamerë iSight 8Mp, lexues të shenjave të gishtërinjve, vjen me sistem operativ iOS7  i cili është një ndryshim i madh që nga dalja e iPhoneve në treg. iPhoni i ri vjen me tre ngjyra: ngjyrë shampanje, gri e hapur dhe gri e mbyllur. Ka ekran 4 incha dhe është njëri ndër telefonët më të preferuar në treg.

 

Sony Experia Z1

Sony Experia Z1

Që në kontaktin e parë mund të vërehet madhësia e ekranit dhe kualiteti i lartë që është punuar ky telefon. Ky është njeri ndër telefonët që ka vlerësime shumë pozitive nga kritikët. Punon me Android 4.2, vjen me ekran 5 incha, kamerë 20.7MP, procesor quad core 2 GHz dhe i reziston ujit dhe pluhurit! Mund të përballoj 30 minuta nën ujë në 5 metra thellësi. Këto janë edhe karakteristikat kryesore që e shesin këtë telefon.

HTC One

HTC One

HTC One është njëri prej telefonëve më të mire në treg. Prodhimi i HTC One është bërë prej pjesëve më kualitative,  ka një çmim shumë të arsyeshëm për secilin shfrytëzues të telefonëve të mençur. Vjen me një performancë të jashtëzakonshme, zërim shumë të mirë, procesor quad core 1.7 GHz dhe ekran 4.7 incha. Ky model është i punuar nga alumini i cili që në kontaktin e parë të jap një ndjesi që është telefon kualitativ.

 

LG G2

LG G2

LG ka lansuar në treg modelin G2 i cili është konkurrent serioz për te gjithë telefonët e klasës së lartë. Ky është një kombinim në mes të kualitetit dhe çmimit. Pamja e G2 është e ngjashme me atë S4 nga Samsung. Vjen me sistem Android 4.2.2, Quad core procesor 2.26 GHz, ekran 5.2 Incha, 1080p dhe kamerë 13 MP.

 

Samsung Galaxy Note 3

Samsung Galaxy Note 3

Samsung Galaxy Note 3 është shumë i shpejtë, i hollë, ekran 6 incha dhe ka shumë tiparë që Samsung i ka vendosur në këtë model e që në të shumtën e kohës këto tiparë ne nuk i shfrytëzojmë. Ky model është shumë i njohur për të gjithë ne dhe kërkesa për këtë telefon është e madhe, por njëkohësisht një numër i shfrytëzuesve pasi që e kanë përdorur kanë dhënë mendime jo të mira për këtë model. Dizajni jo i mirë me ekran shumë të madh, shfrytëzimi i plastikës në pjesën pasme të jap një ndjenjë si telefon shumë i madh dhe jo kualitativ. Ka procesor quad core 2.3GHz, punon me sistem Android 4.3, përmban USB 3.0 dhe kamerë 13 MP.

Në kohë të fundit Samsung është duke menduar që në vend të mbështjellësit nga plastika të vendos mbështjellës nga alumini, si Apple dhe HTC. Arsyeja është se me mbështjellës nga alumini telefonët duken që janë shumë më kualitativë.