Super talenti i Evropës do të luajë për Kosovën (FOTO) – Lajmi.net
Super talenti i Evropës do të luajë për Kosovën (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 14:40, 7 December 2016
Sead Haksabanovic, ylli i ri i Halmstadit, mund të luajë për Kosovën. Ai kërkohet edhe nga Mali i Zi dhe Suedia

Në Evropë luajnë qindra futbollistë të rinj, të cilët janë nga Kosova ose kanë prejardhje nga vendi ynë.

Njëri prej tyre është edhe Sead Haksabanovic. Supertalenti me nënshtetësi suedeze konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj në Skandinavi.

Dhe, sipas medieve suedeze, ai ka rrënjë nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, prandaj ka drejt ta përfaqësojë ndonjërin prej këtyre vendeve, krahas Suedisë.

Momentalisht, ylli i ri i Halmstadit e përfaqëson ekipin U-17 të Suedisë, por suedezët nuk janë të sigurt nëse ai do të vazhdojë ta përfaqësojë këtë vend edhe në ekipin A.

“Jam takuar me drejtuesit e Federatës malazeze”, ka thënë babai i Seadit për të përditshmen suedeze, “SVT Sport”, përcjellë Zëri

Haksabanovic i ka zhvilluar 30 ndeshje me Halmstadin në sezonin që shkoi në Superettan (liga e dytë suedeze) duke realizuar tetë gola, ndërkohë që ka dhuruar edhe shtatë asistime, pavarësisht moshës tejet të re.

“Momentalisht, Suedia mbetet prioritet. Mirëpo, nuk mund të premtoj se nesër nuk do të shkoj diku tjetër. Do të vendos kur të mendojë se është i gatshëm për të qenë pjesë e një skuadre të parë përfaqësuese”, ka shtuar babai i futbollistit.

Bunjaki: Jemi në kontakte me Seadin, është pjesë e projektit tonë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, konfirmon se edhe ai është në kontakte me babanë e futbollistit, të cilin thotë se e ndjek qe dy vjet. Siç mëson “Zëri”, babai i Seadit është shqiptar nga Mali i Zi dhe nëna e lojtarit është shqiptare nga Mitrovica.

“Ai ka lidhshmëri për Kosovën dhe ka të drejtë të luajë, nëse dëshiron. Kur ishte 15 vjeç, më ka folur Aneli (Rashkaj) për të dhe e kam përcjellë nga ajo kohë në Halmstad. Vjet ka luajtur në ligën e dytë suedeze dhe tash kanë kaluar në ligën e parë. Është njëri prej talenteve më të përfolur në Suedi, njëjtë si Arbër Zeneli”, ka thënë të martën Bunjaki për “Zërin”.

“Jemi shumë të interesuar për lojtarin, bën pjesë në projektin tonë afatgjatë, për kualifikimet e ‘Euro 2020’. Pres që në të ardhmen të na bashkëngjitet, pasi i përshtatet profilit tonë. Kemi shprehur interesim për të”, ka vazhduar trajneri i Kosovës.

“Ne po mendojmë për periudha afatgjate, edhe pse dikujt po i ngutet. Ne kemi lojtarë në të cilët mund të llogarisim në 10 vjetët e ardhshëm, kjo është pasuri e madhe për ne. Është koha të fillojmë ta afrojmë lojtarin”, ka shtuar trajneri kosovar, i cili tregon se bëhet fjalë për një mesfushor ofanziv, pozitë të cilën e mbulojnë më së shumti futbollistët aktualë të Përfaqësueses.

Edhe pse babai i futbollistit është takuar me palën malazeze, Bunjaki nuk mendon se malazezët janë në avantazh për lojtarin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master