Super-sulmuesi e zëvendëson Benzeman te Real Madrid

Një francez mund të jetë zëvendësuesi i Karim Benzema te Real Madrid.

Sport

11/11/2017 19:45

Real Madrid ka filluar të mendojë seriozisht për zëvendësimin e Karim Benzemas, që këtë edicion nuk po kalon aspak formë të mirë.

Sipas raporton media franceze ‘SFR Sport’, ‘Los Blancos’ janë të interesuar për sulmuesin e Lyon, Nabil Fekir.

Kjo medie shton se trajneri Zinedine Zidane, ka kohë që po e ndjekë sulmuesin 24 vjeçar.

Paraqitjet e Fekir këtë edicion në Francë te Lyon, janë vlerësuar lartë, gjë që ka shtyrë gjigantët evropianë të mendojnë për shërbimet e tij, dhe një prej tyre është edhe Real Madrid.

‘SFR Sport’ nuk ka folur për shumën që Lyon mund t’i kërkojë Real Madridit për Fekir.

Kujtojmë se edhe Karim Benzema, në vitin 2009, pikërisht nga Lyon i ishte bashkuar skuadrës mbretërore./Lajmi.net/

YouTube player