Super Suarez

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique thotë se Luis Suarez është duke u stërvitur aq mirë sikur të kishte për të luajtur të nesërmen. Ai e lavdëron uruguaianin si përforcim i mirë, ende pa pasur të drejtë për lojë.

Sport

20/09/2014 15:16

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lavdëruar përforcimin e ri Luis Suarez. Strategu i ri i gjigantit katalan është i kënaqur me punën e uruguaianit në stërvitje edhe pse ai ende nuk ka të drejtë të luajë për skuadrën e tij të re për shkak të dënimit nga FIFA.

“Është duke u adaptuar dhe stërvitet sikur të jetë duke u përgatitur për të luajtur të nesërmen. Kjo e ndihmon inkuadrimin e tij në grup”, deklaroi Enrique në konferencë për shtyp para duelit me Levanten të dielën.

“Luis është përforcim i mirë edhe pa luajtur, është aq i mirë, paramendojeni pasi të luajë”, u shpreh ai.