Super shitjet e Mourinhos

Jose Mourinho është i aftë të shesë futbollistë të panevojshëm me çmime të jashtëzakonshme. Chelsea ka përfituar 141 milionë funte nga shitja e pesë lojtarëve që nuk ishim më të dobishëm.

Sport

01/08/2014 10:07

Zakonisht kur një futbollist nuk është i nevojshëm në skuadrën e tij ai lejohet të largohet nga klubi për një shumë që mund të imagjinohet.

Eric Cantona u shit për 1.5 milionë funte në Manchester United pas mosmarrëveshjeve me Howard Wilkinsonin në Leeds, kurse Liverpool e bleu Daniel Sturridgen nga Chelsea për 12 milionë funte, e që tani vlen së paku dy herë më tepër.

Por, Jose Mourinho e shkel këtë trend.

Menaxheri i Chelseas është në gjendje të përfitojë shuma të mëdha për futbollistë të cilët nuk i dëshiron më në skuadër. Pas rikthimit në Stamford Bridge, pesë futbollistë janë shitur duke i sjellë klubit një shumë të jashtëzakonshme prej 141 milionë funtesh.

Kevin De Bryune bëri vetëm dy paraqitje si titullar në Premierligë për Chelsean pas transferimit nga Genk për 6.7 milionë funte dhe u shit në Wolfsburg për 18 milionë funte. Manchester United theu rekordin e klubit për angazhimin e Juan Matas në janar për 37 milionë funte.

Kurse, Demba Ba iu bashkua Besiktasit për 8 milionë funte në verë. Në qershor, Paris Saint-Germain pagoi 50 milionë funte për David Luizin kurse tani Everton ka vendosur rekord të ri të klubit duke blerë Romelu Lukakun për 28 milionë funte.

Super shitje nga një super trajner.