Super selfie nga Messi (Foto)

Lionel Messi ka publikuar një fotografi të veçantë në versionin selfie, ku shihet ai së bashku me të birin Thiago, dhe gruan e tij, Antonella, me rastin e ditëlindjes së saj.

Sport

26/02/2015 17:01

Lionel Messi ka publikuar një fotografi të veçantë në versionin selfie, së bashku me birin e tij, Thiago, dhe gruan Antonella.

Ylli i Barcelonës u paraqit në fotografi ku publikoi edhe një mesazh urimi. “Urime ditëlindje jeta ime. Të duam”, shkroi ai.

Messi dhe Antonella janë në pritje të një tjetër fëmije.

Kurse, brenda në fushën e lojës, ylli argjentinas është duke kaluar një periudhë të artë të kurorëzuar me formë të shkëlqyeshme deri më tani gjatë vitit 2015.