Super performancë nga Dua Lipa në Francë (VIDEO)

Dua Lipa, e mahnitshme në emisionin francez Taratata.

ShowBiz

28/05/2016 13:30

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka qenë e ftuar në programin special francez Taratata, i cili modelohet që nga viti 1993 nga Nagui dhe prezanton artistët e rinj që premtojnë shumë.

Ajo këndoi live hitin e saj “Be the one” dhe një version interesant të këngës së Sam Smith “Im not the only one”.

“Faleminderit të gjithë dashurive të mia franceze për natën që mbrëmë ma dhuruan” ka shkruar Dua në Twitter. Lipa nuk ka shumë që ka lansuar “Hotter Than Hell”.

YouTube player