Super ofertë për blerjen e Balotellit!

Mario Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice, si futbollist i lirë.

Sport

05/07/2018 07:10

Mario Balotelli ka marrë një super ofertë për largim nga futbolli evropian.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se sulmuesi italian kërkohet nga një klub kinez.

Atij i është ofruar kontratë me vlerë prej mbi 30 milionë euro në sezon, përcjell “lajmi.net”.

Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice, si futbollist i lirë, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Së fundmi, ai kishte zgjuar interesim edhe nga rivali i Ligue 1, Olympique Marseille. /Lajmi.net/