Super-ndeshja e ditës në Superligë mbyllet me rezultat dramatik

Liria dhe Vëllaznimi kanë barazuar 2:2 në derbin e madh të Dukagjinit sot.

Sport

24/10/2017 16:13

Vendësit po fitonin 2:0 pas pjesës së parë me Meriton Korenicën dhe Artur Maganin.

Megjithatë, Vëllaznimi u rikthye në pjesën e dytë duke shënuar dy gola.

Fillimisht realizoi Albutrint Morina e më pas Semir Zeneli.

Gjakovarët patën raste edhe për ta fituar ndeshjen në minutat e mbetura, madje goditën traversën me Paolo Ivanin në minutën e 93. /Lajmi.net/