Super Messi, Barcelona mposht Bayernin (Video)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Bayernit, duke qenë kështu vetëm një hap larg finales së Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Sport

06/05/2015 22:38

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me një super-Neuer i cili e ndali një rast perfekt ndaj Suarezit.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Messi në minutën e 77’ shënon golin e parë falë një goditjeje perfekte me të majtën e tij.

Dhe, tre minuta më vonë, argjentinasi bën një super-depërtim ndaj Boatengut, dhe me të djathtën e tij arrin ta mposht Neuerin në mënyrë perfekte.

Në minutat shtesë, Neymar shënon dhe golin e tretë për Barcelonën, duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit, 3-0.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Gjermani, ndërsa Barcelona në këtë ndeshje shkon me epërsinë e tre golave.

https://vine.co/v/eZF1P7wu6WU
https://vine.co/v/eZFvvujqjnT
https://vine.co/v/eZFHM2Tlwip