Super lojtari ka vendosur të largohet nga Man Utd

Manchester United mund ta humbet një lojtar tejet të rëndësishëm me të përfunduar ky sezon.

Merkato

16/01/2019 10:01

Marcos Rojo po largohet nga Manchester United, pasi më shumë po qëndron në stol.

Mbrojtësi argjentinas ka disa sezone që luan standard te ‘Djajtë e Kuq’, por lëndimet e shpeshta e kanë lënë jashtë XI startuese, përcjell lajmi.net.

29-vjeçari ka luajtur vetëm 149 minuta në këtë sezon, ndërsa do të largohet me të përfunduar ky sezon.

Manchester United e di se nuk mund ta ndalë lojtarin të largohet, andaj do të kërkojë 30 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/