Super LeBron – Realizon 51 pikë për fitoren e Lakersave

LA Lakers kanë shënuar fitore kundër Miami Heat, me rezultatin 97:113.

Sport

19/11/2018 08:23

Si gjithmonë, pa ndonjë befasi, më i miri në parket gjatë këtij takimi ishte LeBron James, shkruan lajmi.net.

“Mbreti” realizoi plot 51 pikë në fitoren kundër skuadrës së shokut të tij, Dwyane Wade.

Më tutje, LeBron shtoi edhe 8 kërcime, 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe një bllokadë, si kontribut në fitoren e skuadrës së tij.

Lakers ishin më të mirë se Miami në 3 nga 4 çerekët e lojës; (21:34, 31:33,24:25, 21:21).

Ishte kjo fitorja e nëntë e skuadrës nga Los Angeles, në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon. /Lajmi.net/