Super lajm për tifozët e Man Utd, plani i Mourinhos për Neymarin

Jose Mourinho kërkon transferimin e Neymarit në Manchester United.

Sport

19/09/2018 13:38

Pas zhgënjimit në merkaton e verës duket se portugezi Mourinho e ngre stekën e pretendimeve. Tashmë Manchester United përgatitet për një operacion madhor, siç është transferimi i “yllit” të PSG, Neymar, në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” janë gati për të shpenzuar shifra marramendëse për Neymar dhe u mbetet vetëm të joshin sulmuesin brazilian. 26-vjecari, që ka përfunduar në “radarët” e klubit nga Manchesteri, ka zënvëdësuar kështu priotritetin e klubit anglez, Gareth Bale, me këtë të fundit që preferoi qendrimin te kampionët e Europës.

Tashmë në luftën për Neymarin, pas Realit të Madridit shtohet edhe United, por, gjithsesi, sikundër rezultoi e dështuar tentativa e Florentino Perezit për “O’Ney”, edhe për klubin e Premier Legue-s parashikohen vështirësi në arritjen e objektivit.

Me këtë panorama, Mourinho ka vendosur t’i ofrojë Neymari tre garanci, në mënyrë që ky i fundit të bindet. Kështu, “The special One” i siguron sulmuesit se, nëse vendosë të jetë pjesë organikës së tij, do të jetë lojtari më i paguar në botë, duke superuar 500 mijë paundë në javë, që aktualisht merr Lionel Messi te Barcelona.

Garancia e dytë është se me United Neymar do të fitojë të gjithë titujt e mundshëm. Në të vërtetë, me United që sezonin e shkuar e mbylli pa asnjë trofe, kjo duket si një sfidë e vështirë, por Mourinho është i bindur se do t’ia dalë, transmeton “SS”.

Garancia e tretë përkon në faktin se në organikën e portugezit Neymar do të jetë protagonisti absolut, pavarësisht se atje impenjohet edhe Alexis Sanchez apo Pogba.

Vetë braziliani duket se tundohet nga ideja e aventurës së re në Premier Legue, gjithsesi Reali i Madridit nuk ka hequr dorë nga ai, aq më shumë pas largimit të Cristiano Ronaldos. Pritet një betejë e ashpër mes skuadrave elitare të kontinentit, që te Neymar projektojnë “talismanin” e fatit të mirë.