Super-lajm për Skënderbeun para ndeshjes ndaj Dinamos (FOTO) – Lajmi.net
Super-lajm për Skënderbeun para ndeshjes ndaj Dinamos (FOTO)
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 20:28, 13 September 2017
Dinamo e Kievit nuk do të ketë në dispozicion për sfidën kundër Skënderbeut një nga elementët cilësorë që ka afruar gjatë verës, mbrojtësin polak Tomazh Kedziora.

Mediat ukrainase kanë bërë të ditur se futbollisti 23-vjeçar, i cili pritej t’i bashkohej këto ditë skuadrës, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe tashmë mungesa e tij është e sigurt nga korçarëve.

Kedziora ishte grumbulluar me Kombëtaren e Polonisë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018, por gjatë qëndrimit në vendlindje, u sëmur si pasojë e një virozë.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ai u këshillua që të mos udhëtonte edhe nga klubi, ndaj vazhdoi të qëndronte në Poloni.

Meqenëse lojtari nuk do të jetë në dispozicion, trajneri Khaskeviç ka planifikuar që në të djathtë të aktivizoje 29-vjeçarin ukrainas Mikola Moroziuk.

24508c

 

Fjalët kyçe: Skënderbeu

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy