Super-kompjuteri Tianhe-2 i Kinës përsëri më i fuqishmi në botë

Kina ka fituar përsëri kryesimin e saj për super-kompjuterin më të fuqishëm në botë për herë të tretë radhazi, pasi që ishte radhitur në top 50 vendet me kompjuterët më të fuqishëm.

Auto & Tek

23/06/2014 22:12

Tianhe-2 ishte në krye të listës edhe dy herë më herët, që e mbanë atë si super-kompjuteri më i fuqishëm në botë.

Që nga lista e kaluar, Kina kishe 20% më shumë super-kompjuterë në top 50 vendet, përderisa Shtetet e Bashkuara ranë poshtë për 15%.

Sidoçoftë, SHBA-ja ende është në listë me 233 kompjuterë. Kina kishte 76, më shumë se herën e kaluar kur kishte 63. Kjo është gati sa Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku.

Lista e plotë do të publikohet të hënën në një konferencë në Liepzig, Gjermani.

Tianhe-2 është në pronësi të qeverisë kineze dhe operohet nga Universiteti Kombëtarë i Teknologjisë së Mbrojtjes. Përdoret si mjet për hulumtime dhe edukim.