Super-Kane, Anglia shënon fitoren më të thellë të Botërorit deri më tani

Anglezët deklasuan Panamanë, duke e mposhtur 6:1.

Sport

24/06/2018 15:52

Anglia e ka shënuar fitoren më të thellë të Kampionatit Botëror deri më tani.

Anglezët deklasuan Panamanë, duke e mposhtur 6:1.

Më meritori për këtë fitore ishte Harry Kane, i cili realizoi het-trik.

Dy gola i shënoi John Stones, ndërsa një herë Jese Lingard.

Ndërkohë, për Panamanë rrjetën e gjeti Bolay.

Me këtë fitore, Anglia grumbullon 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, aq sa ka edhe Belgjika.

Këto dy skuadra janë të kualifikuara nga grupi, derisa në sfidën e javës së ardhshme mes tyre, vendosin ekipin e parë dhe të dytë të grupit. /Lajmi.net/