Super gol i Lewandowskit me Bayernin (Video)

Robert Lewandowski ka filluar t’i tregojë aftësitë e tij në Bayern Munich. Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund realizoi një gol të jashtëzakonshëm në stërvitje.

Sport

11/07/2014 20:44

Robert Lewandowski duket se është përshtatur mjaft mirë në Bayern Munich, së paku kështu sugjeron një xhirim i paraqitjes së tij në stërvitje.

Reprezentuesi polak iu bashkua kampionit të Bundesligës nga Borussia Dortmund gjatë këtij afati kalimtar të verës, si futbollist i lirë. Ai është bashkuar me skuadrën e tij të re në përgatitje të sezonit të ri.

Dhe, ai duket se tashmë ka filluar të shkëlqejë me gjigantin bavarez duke arritur të realizojë gol në stërvitje nga një pozitë jashtëzakonisht e vërshtire.

Shikojeni.