Super formacioni i Spanjës që do të mungojë në Evropian (FOTO)

Marca e ka publikuar një 11-she me yjet të cilët do të mungojnë për Spanjën në Evropian, qoftë për shkak të lëndimeve apo sepse nuk janë ftuar nga Del Bosque.

Sport

31/05/2016 19:25

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, e publikoi para pak çastesh listën përfundimtare të Spanjës për Kampionat Evropian.

Në 23-shen e Kampionëve të Evropës nuk ishin përfshirë dyshja Isco – Saul Niguez.

Paraprakisht jashtë ekipit kombëtar ishin lënë edhe futbollistë si Costa, Mata, Carzorla etj.

Marca e ka publikuar një  formacion me yjet që mungojnë për “Furinë e Kuqe” në “EURO 2016”, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.