Super ekipi nga Munichu

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka shprehur gëzimin e tij pas fitores së thellë ndaj Weder Bremenit me rezultat 7:0 të shtunën. Franck Ribery shënoi dy herë, kurse një autogol nga Assani Lukimya dhe golat e tjerë nga Daniel van Buyten, Mario Mandzukic, Thomas Muller dhe Mario Gotze kompletuan kapitullimin e Werderit. “Jemi në…

Sport

08/12/2013 10:30

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka shprehur gëzimin e tij pas fitores së thellë ndaj Weder Bremenit me rezultat 7:0 të shtunën.

Franck Ribery shënoi dy herë, kurse një autogol nga Assani Lukimya dhe golat e tjerë nga Daniel van Buyten, Mario Mandzukic, Thomas Muller dhe Mario Gotze kompletuan kapitullimin e Werderit.

“Jemi në seri të jashtëzakonshme për momentin”, deklaroi kreu i gjigantit bavarez për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Pasi të kalojmë në epërsi ne vërtetë e ndezim motorin. Si tifoz i Bayernit dhe president i klubit mundem vetëm të ulem dhe të kënaqem me atë që shoh”, shtoi ai.

Fitorja ndaj Werderit ishte e 11-ta me radhë për Bayernin në të gjitha garat që vazhdoi serinë pa humbje në Bundesligë në 40 ndeshje. “Ju mund ta shihni ekipin duke shpërthyer nga vetëbesimi”, përfundoi Hoeness.

Bayern kryeson në Bundesligë me 41 pikë nga 15 ndeshje, katër më tepër se Bayer Leverkusen.