Super-Di Maria në fitoren e Manchesterit

Angel Di Maria ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij kundër Evertonit me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford sa i përket xhiros së shtatë të Premier Ligës.

Sport

05/10/2014 15:56

Në minutën e 27’ pas një aksioni të mirë, Mata pason deri te Di Maria i cili  me një goditje precize me të djathtën arrin të mposht portierin e mysafirëve. Në minutën e 45+4 Baines nuk arrin të shndërrojë në gol një penalti.

Sidoqoftë, Naismith në minutën e 55’ shënon për të barazuar rezultatin dhe për të shokuar stadiumin e vendasve.

Radamel Falcao arrin të shfrytëzojë mirë një pasim të Di Marias për të shënuar (62’) golin e parë me fanellën e Manchester United, i cili njëkohësisht ishte dhe goli i tre pikëve.

United tashmë është në kuotën e 11 pikëve të tubuara nga shtatë ndeshje të zhvilluar gjithsej në Premier Ligë.

Video