Super Cikalleshi, hyn si rezervist dhe shënon 2 gola

Sokol Cikalleshi u fut në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59.

Sport

10/02/2018 14:49

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndihmoi këtë të fundit të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në transfertën ndaj Goztepes, me rezultatin 3-3. Cikalleshi u fut në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59.

Vendasit kaluan sërish në avantazh (’84), por ishte sërish Cikalleshi që në minutën e 6 shtesë barazoi rezultatin me 11-metërsh, transmeton “Top Channel”.

Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit në kampionatin turk.