Super Berisha, Super Sigal Prishtina

Dardan Berisha realizoi 34 pikë duke udhëhequr Sigal Prishtinën drejt fitores si mysafir i Rilskit në Bullgari me rezultat 94:71 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

04/02/2015 18:42

Dardan Berisha shkëlqeu duke realizuar 34 pikë në fitoren e madhe të Sigal Prishtinës në udhëtim te Rilski në Bullgari me rezultat 94:71 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltërit i dhanë fund serisë negative duke bërë një paraqitje fantastike dhe shënuan fitore të thellë, dhe plotësisht të dominuar.

Së bashku me Berishën me paraqitje të mirë u dalluan edhe Edin Bavcic që realizoi 15 pikë dhe 13 kërcime. Kurse, Jordan Hulls shtoi 14 pikë, ndërsa qendra e re Julian Mavunga kontribuoi me 12 pikë e gjashtë kërcime.