Super-befasi: Gabigol huazohet në La Liga

Gabigol është një nga transferimet më të dështuara në Evropë këtë sezon.

Sport

08/12/2016 19:29

Sulmuesi brazilian kaloi me shumë bujë te Interi, por deri më tani nuk ka bërë absolutisht asgjë.

Derisa para transferimit te Interi kërkohej nga skuadra si Barcelona dhe Juventus, tashmë ai është afër huazimit në një skuadër shumë më të vogël, përcjellë “Lajmi.net”.

Mediat spanjolle kanë huazuar që Gabigol pritet të huazohet në janar te ekipi modest spanjoll, Las Palmas.

“Kanarinat” kanë gati ofertën që pritet ta bindë Interin për ta lëshuar Gabigolin në huazim 6-mujor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.