Super Avdijaj , shënon dy gola të shpejtë

Kosova nuk ka të ndalur kundër Maltës.

Sport

17/11/2018 19:40

“Dardanët” realizuan edhe golin e tretë, në minutën e 78’ të takimit, shkruan lajmi.net.

Ishte i sapo inkuadruari, Donis Avdijaj ai i cili pasimin e Vedat Muriqit e konkretizoi në gol.

Vetëm 3 minuta më vonë ai realizoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Kombëtaren tonë.

Tani duket se gjithçka është vendosur sa i përket fituesit.

Këto janë golat e Donis Avdijaj:/Lajmi.net/