lajmi.net

Super Atletico

Atletico Madrid iu përgjigj Barcelonës. Skuadra madrilene mposhti Valencian me rezultat 3:0 dhe e barazoi gjigantin katalan në krye të tabelës në La Ligë me 43 pikë, pas 16 xhirosh. Pjesa e parë nuk solli gola derisa Valencia i rezistoi sulmeve të skuadrës së trajnerit Diego Simeone. Mirëpo, pas një ore lojë, sulmuesi Diego Costa…

Sport

15/12/2013 21:53

Atletico Madrid iu përgjigj Barcelonës. Skuadra madrilene mposhti Valencian me rezultat 3:0 dhe e barazoi gjigantin katalan në krye të tabelës në La Ligë me 43 pikë, pas 16 xhirosh.

Pjesa e parë nuk solli gola derisa Valencia i rezistoi sulmeve të skuadrës së trajnerit Diego Simeone.

Mirëpo, pas një ore lojë, sulmuesi Diego Costa e kaloi Atleticon në epërsi, kurse vetëm katër minuta më vonë Raul Garcia e dyfishoi avantazhin e vendasve.

Costa pati mundësi ideale të realizojë sërish në minutën e 74’të, mirëpo nuk e konkretizoi penalltinë. Pavarësisht kësaj, Costa pati rastin nga një tjetër penallti në minutën e 82’të dhe këtë radhë nuk gaboi.

Atletico fitoi dhe e barazoi Barcelonën kurse u shkëput në pesë pikë më tepër se rivali i qytetit Real Madrid.

Super Atletico

Pas barazimit në St Petersburg dhe humbjes së Barcelonës në Amsterdam, Atletico Madrid është zyrtarisht skuadra spanjolle me bilancin më të mirë, deri më tani gjatë këtij sezoni. Diego Simeone dhe futbollistët e tij kanë pikë të barabarta me skuadrën e Gerardo Martinos në La Ligë (40). Mirëpo, Atletico tani është i vetëm në krye.…

Sport

03/12/2013 20:45

Pas barazimit në St Petersburg dhe humbjes së Barcelonës në Amsterdam, Atletico Madrid është zyrtarisht skuadra spanjolle me bilancin më të mirë, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Diego Simeone dhe futbollistët e tij kanë pikë të barabarta me skuadrën e Gerardo Martinos në La Ligë (40). Mirëpo, Atletico tani është i vetëm në krye. Llogaritja është e thjeshtë.

Pas fitores ndaj Elches në fundjavë dhe një tjetër humbje të Barcelonës – e para këtë edicion në La Ligë në udhëtim te Athletic Bilbao – Atletico Madrid ka tri pikë më tepër pas 20 ndeshjesh zyrtare në bashkërisht, La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Dhe, nëse keni bilanc më të mirë se Barcelona, keni bilanc më të mirë se të gjithë të tjerët. Andaj, ja ku është, aktualisht ekipi më i mirë spanjoll, Atletico Madrid.

Atletico dhe Barcelona kanë zhvilluar dy ndeshje zyrtare më tepër se Real Madrid këtë edicion, në kuadër të Superkupës së Spanjës, të dyja përfunduan në barazime, andaj kalkulimi në dy garat tjera e nxjerr në krye Atleticon.

LM