Supë prej bananesh, ky është ushqimi i domosdoshëm i iftareve në Indonezi

Myslimanët e Indonezisë iftaret e tyre nisin me supën prej bananesh, e cila në gjuhën lokale quhet “kolak pisang” dhe përgatitet nëpër shtëpi e restorante ndërsa shitet në tezga të vendosura përpara xhamive.

Fun

21/05/2018 15:41

Edhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit në fillim shërbejnë me supë bananesh falas, shkruan AnadolyAgency.

Besohet se nisja e iftarit me supë prej bananesh, në vend të ushqimeve të rënda, është e dobishme për sheqerin në gjak.

Supa prej bananesh, i cili është ushqim i domosdoshëm i tryezave për iftar tek myslimanët indonezianë, përgatitet nga sheqeri i palmës, qumështi i kokosit, fleta e gjethes pandan dhe me banane.

Supa e bananes, ku shtohen edhe lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, gjen blerës për afër 50 cent në tezga.

Ibu Atika i cili në tezgën e tij shet supë bananesh tha se “Në përgatitje të supës, sipas dëshirës në bananen e pjekur në avull përveç kripës dhe vanilës mund të shtohet edhe sheqeri i zi dhe patatja e ëmbël. Supa prej bananesh e cila është unike për muajin e Ramazanit, në periudhat tjera nuk ka shumë shitës, por gjatë këtij muaji mund të gjendet pothuajse gjithkund”.

Myslimanët e Indonezisë pas përfundimit të agjërimit iftarin e nisin me ushqime të lehta dhe preferojnë që ushqimet tjera t’i vazhdojnë pas namazit të akshamit dhe të teravisë.