Supë me çokollatë

Një recetë e veçantë dhe shumë e lehtë për ditët kur duam diçka speciale.

Lifestyle

16/03/2016 20:52

Përbërësit:

400g briosh
150g gjalpë, e shkrirë
100g sheqer ngjyrë kafe
1 lugë gjelle kanellë
500ml qumësht
500ml krem për rrahje
400g çokollatë e zezë
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë gjelle kako
2 të verdha vezësh

Përgaditja:

Merrni brioshët dhe pritni në kube 2-3 cm. Futini në një enë me gjalpën e shkrirë dhe pastaj futini në një enë me sheqerin dhe kanellën.

Ndizni furrën në 180C. Vendosni brioshët në një enë për pjekje dhe pjekini për 6-8 minuta.

Nxeni qumështin dhe kremin për rrahje në një tenxhere deri sa të jetë pak para vlimit. Thejeni çokollatën në tenxheren me qumësht dhe kremin për rrahje dhe përzini deri sa të shkrihet.

Përzini edhe kakon, niseshten dhe të verdhat e vezës me pak qumësht të ftohtë deri sa të bëhet pastë. Futni edhe këtë pastë në supën e ngrohtë dhe përzini deri sa të trashet.

Servoni në një pjatë të ngrohtë me brioshët mbi./lajmi.net

Ju bëftë mirë!