Supë krem pule

Një supë e pasur me shumë shije e cila bën një drekë perfekte e servuar me bukë të freskët.

Lifestyle

17/02/2016 16:16

Përbërësit: 

gjalpë
2 qepë, të copëtuara
2 patate të mesme, të copëtuara
1 karrotë
1 selino, e copëtuar
750ml lëng mishi i pulës
kripë dhe biber i zi
25g miell
175g pulë e gatuar
300ml shmand
majdanoz (opsionale)

Përgaditja:

Shkrini gjalpën në një tigan të madh dhe të thellë dhe gatuani qepët, patatet, karrotën dhe selinonë ngadalë për 5 minuta. Mos i lini perimet të marrin ngjyrë kafe.

Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të vlojë ngadalë për 30 minuta. Shtoni kripë dhe piper sipas shijesh. Bluani supën në një blender deri sa të jetë e lëmuar dhe pastaj kthejeni në tigan. Përzini qumështin me miellin dhe shtojeni në supë. Lëreni të vlojë në temperaturë të ulet, duke përzier, deri sa supa të trashet.

Ndërkohë, preni pulën në copa të vogla. Shtojeni në supër dhe lëreni të nxehet për 5 minuta të tjera. Shtoni 4-5 lugë gjelle shmand dhe lëreni të vlojë për 5 minuta më shumë.

Servoni në pjata individuale dhe zbukuroni me shmand, piper dhe majdanoz./lajmi.net

Ju bëftë mirë!