Supë gështenje në ditët e vjeshtës!

Një supë mjaft e shijshme!

Lifestyle

18/09/2018 18:18

Përbërësit: 

  • 8 gota me lëng pule
  • 500 gr – 1 kg gështenja të qëruara
  • 1 qepë të grirë
  • majdanoz të freskët
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 gjethe dafinë
  • ½ filxhan me ajkë qumështi ose pana
  • ¾  e lugës me sheqer
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Për përgatitjen e gështenjave: Me një thikë të mprehtë, bëni një X nëpër të gjithë gështenjat dhe vendosini në një tepsi. Hidhni ¼ filxhan me ujë, njofton Klan Kosova. Dhe lërini të piqen në 230 gradë C për 10 minuta. Kur të jenë të ftohta mjaftueshëm, filloni t’i qëroni.

Në një tenxhere hidhni lëngun e pulës, gështenjat e qëruara dhe qepët e prera hollë. Hidhni gjithashtu gjethet e majdanozit, hudhrat dhe gjethen e dafinës dhe lëreni të ziejë për 45 minuta në nxehtësi të ulët ose mesatare.

Pasi të ketë zierë  hidheni supën në një blender dhe miksojeni. Bashkë me të shtoni panën ose ajkën e qumështit , sheqerin kripën dhe piperin.

Vazhdoni ta përzieni deri sa të përftohet një masë homogjene. Më pas kthejeni përsëri në tenxhere dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Sipas shije.al, në fund shërbejeni në një pjatë dhe hidhini sipër disa copa gështenja dhe pak majdanoz, njofton Klan Kosova.